Gjatë ndeshjes mes Belgjikës dhe Zvicrës të premten mbrëma në Bruksel, Thomas Vermaelen ka pësuar lëndim, duke u bërë problemi i radhës për klubin katalonas.

Qendërmbrojtësi doli nga ndeshja në minutën e 73’, pasi bëri një pasim të topit, lojtari pësoi një lëndim muskulor, dhe shkoi drejt tunelit.


Pasi Samuel Umtiti është i lënduar, Ernesto Valverde momentalisht në qendër të mbrojtjes mund të luajë vetëm me dyshen Clement Lenglet dhe Gerard Piquen, gjatë ndeshjeve të radhës me Sevillan, Interin dhe Real Madridin. Barcelona nuk di për fitore në La Liga qe katër ndeshje, dhe duke parë gabimet e fundit të Piques, telashet po rriten për Valverden. Priten testime të tjera për Vermaelenin për ta kuptuar konkretisht lëndimin e tij.

Previous Next