Pak ditë më parë lojtari i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj përfundoi në qendër të kritikave pas lajmit se ai ishte pajisur me pashaportë greke.

Ka qenë vetë lojtari që ka mohuar gjithçka duke thë se nuk ishte gjë tjetër veçse një shaka.


“Ka qenë një nga shakatë që bëj shpesh nëpër rrjetet sociale. Pasaporta greke nuk ishte e imja, por e lojtarit më të ri të kombëtares, Enea Mihaj, me të cilin u takuam në aeroport kur po vinim për ndeshjen miqësore me Jordaninë. Unë vazhdoj të kem pasaportën gjermane dhe shqiptare sigurisht”, tha Mavraj për Top Chanel.

Previous Next