Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp pranon vështirësitë për të fituar një trofe me “the reds”.

Numri një i pankinës së skuadrës angleze premtoi kur u ul në stolin e Liverpool se do të fitonte të paktën një trofe, por deri tani finalet i ka humbur.


“E kam thënë këtë disa herë: Nuk kam asnjë ide kur do të fitojmë diçka, por jam i sigurt se ky klub do të fitojë diçka. Nuk e di kur kështu që ne duhet ta shijojmë jetën tonë deri atëherë. Le ta shijojmë botë, le ta shijojmë futbollin, le ta shijojmë udhëtimin dhe këtë gjë e kemi bërë deri më tani, kemi kaluar mirë. Askush nuk dëshiron që të shikojmë prapa pas 10 apo 20 viteve dhe të thotë: ‘Kemi kaluar më së miri pa fituar asgjë kur Kloppi ishte këtu. Ishte shumë qesharake dhe gjëra të tilla”. Nuk dua të mbahem mend kështu pasi që nuk është synimi im, ne kemi ende kohë për të bërë diçka të veçantë dhe ne duhet ta theksojmë përmirësimin dhe zhvillimin që duhet ta bëjmë për të arritur diçka të tillë”, tha Jurgen Klopp.

Previous Next