Sulmuesi spanjoll nuk po e gjen veten në skuadrën londineze. Alvaro Morata mund të largohet nga Chelsea në afatin kalimtar të janarit. Sipas medieve në Angli, “Blutë” janë duke marrë në konsideratë shitjen e sulmuesit spanjoll, i cili në nisjen e këtij sezoni nuk ka gjetur shumë hapësira në formacionin e Maurizio Sarrit. Aktualisht Morata është zgjedhje e dytë e sulmit pasi trajneri Sarri ka preferuar Olivier Giroud. Në rast të një oferte të bindëse në afatin kalimtar të janarit, rrugët mes Chelseat dhe Moratas mund të ndahen.

Previous Next