Juventusi është i interesuar për Christian Pulisic e Borussia Dortmundit, raportojnë mediat italiane. “Zonja e Vjetër” edhe pse ka krijuar treshen e frikshme sulmuese, Ronaldo, Dybala e Costa, kërkon akoma përforcime. Siç raportohet, torinezët janë duke vëzhguar vazhdimisht amerikanin, i cili është një nga lojtarët kryesor tek “milionerët” e Gjermanisë. Pulisic me Dortmundin ka kontratë deri në vitin 2020, por, nuk përjashtohet mundësia që lojtari të largohet nga skuadra gjermane për të nisur një tjetër aventurë në futbollin evropian.

Previous Next