Kemi parë gola dhe autogola nga më të çuditshmit, por ajo që ka ndodhur në Bundesliga në ndeshjen midis skuadrës së Werder Bremenit dhe Stuttgartit ishte ndryshe nga ato. Kanë qenë lojtarët e Stuttgartit ata të cilët kanë shënuar një nga golat më të çuditshëm në futboll. Në një rivënie anësore për skuadrën e Stuttgartit, mbrojtësi Soza e kryen me shpejtësi duke e kthyer te portieri Ron-Robert Zieler i cili nuk e kishte mendjen. Teksa e shikon me vones topin vrapon për ta kapur, por ai përfundon në rrjetë.



Previous Next