Kosova e ka nisur në mënyrën në të mirë ndeshjen në transfertë në Ligën e Kombëve ndaj Ishujve Faroe.
Dardanët kanë kaluar në avantazh që në minutën e 8-të me një super gol të shënuar nga Milot Rashica. Talenti i Kosovë ka goditur pa u menduar dy herë në hyrje të zonës, duke e dërguar topin në cepin e portës, duke mos i dhënë asnjë mundësi portieri kundërshtar. Kujtojmë që ndeshja po luhet në bar sintetikë.