Kohët e fundit, Kombëtarja e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës, ishin vënë në ndjekje të talentit shqiptar të Bayernit, Meritan Shabani.
Por të dyka ekipet kombëtare si Shqipëria dhe Kosova nuk kanë arritur të bindin talentin e lindur në Munich, teksa ai ka zgjedhur të përfaqësojë Gjermaninë.
Mesfushori debutoi me fanellën e “panzerave” në takimin miqësor mes Gjermanisë U20 dhe Holandës U20. 19-vjeçari ka postuar së fundmi foto nga ky debutim me fanellën e Gjermanisë në rrjetin social “Instagram”, duke i mbyllur derën Kombëtares shqiptare dhe asaj kosovare.