Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Javier Tebas ka theksuar se dëshiron që Jose Mourinho dhe Pep Guardiola një ditë të drejtojnë sërish një skuadër në kampionatin spanjoll.
Kujtojmë që dy trajnerët kishin një rivalitet të madh për sa kohë ishin në Spanjë. “Do të doja t’i kisha të gjithë lojtarët dhe trajnerët më të mirë.
Do të doja ta kisha Jose Mourinhon dhe Pep Guardiolën. Ne po punojmë që ta bëjmë La Ligën më të madhe se secili lojtar apo klub. Para katër viteve, largimi i Ronaldos do të më kishte shqetësuar, nga një deri në dhjetë, do të thosha nëntë. Ndërsa, tani më shqetëson vetëm deri në tre. Ne duhet ta ndjekim strategjinë e Premierligës Ata nuk kanë shumë lojtarë në ekipin më të mirë të vitit, por vazhdon të jetë liga që ka më së shumti përfitime financiare në botë. Dhe kjo dëshmon se kur ke një markë si Premierliga, nuk është e rëndësishme të kesh lojtarët më të mirë për të qenë liga më e mirë në botë”, tha presidenti i La Liga-s.