Një vit pasi refuzoi grumbullimin me Anglinë, Danny Drinkwater tashmë mund të quhet një njeri i humbur.
Drinkwater nuk ka bërë asnjë paraqitje që prej marsit dhe trajneri i Chelsea-t Maurizio Sarri e ka bërë të qartë se ai nuk është i përshtatshëm për skemat e tij.
Në moshën 28-vjeçare dhe me eksperiencën e një kampioni, Drinkwater duhet të jetë në kulmin e tij. Por për momentin ai është një lojtar i blerë për 40 mln euro që është dëbuar nga trajneri i tij dhe ka një kontratë tre vite e gjysmë nga e cila fiton 100,000 euro në javë. Drinkwater nuk tregoi asnjë interes për t’u larguar nga Chelsea gjatë verës, por me siguri do të ketë ndryshuar mendje gjatë muajve të parë të kampionatit dhe po konsideron mundësitë e largimit për në janar. Gjithsesi nuk mund të jetë aq e thjeshtë. Chelsea do të presë që klubet e interesuara të paguajnë një përqindje të madhe të rrogës së lojtarit nëse ai largohet në formë huazimi. Transferimi është akoma më i vështirë pasi Chelsea nuk do ta lejojë të largohet falas. Por kush do të investonte aq shumë para për një lojtar që thuajse nuk ka luajtur fare në 18 muajt e fundit? Kante ka arritur të shkëlqejë te Chelsea, por eksperienca e Drinkwater te Blutë ka shkuar nga shiu në breshër. Ai mbërriti në një kohë kur Antonio Conte dhe bordi drejtues kishin mosmarrëveshje për lojtarët që duheshin afruar në skuadër dhe një dëmtim muskulor e mbajti larg fushave. Ka ardhur koha që ai të ndryshojë ambient, pasi karriera e tij te Chelsea ka mbaruar.