Milani ka hasur në vështirësi për ta transferuar mesfushorin argjentinas, Leandro Paredes.
Klubi rus Zenit St Petersburg nuk e lë të lirë yllin e tyre nën shumën e 35 milionë eurove dhe kjo ka bërë që Rossonerët të tërhiqen. Tani kuqezinjtë kanë një tjetër lojtar si objektivin kryesor për repartin e mesfushës.
E përditshmja italiane Tuttosport ka shkruar se mesfushori holandez Tonny Vilhena është objektivi i Milanit për afatin kalimtar të janarit. Reprezentuesi holandez ka një kontratë me Feyenoordin deri në qershor të vitit 2020 dhe mund të largohet për 15 milionë euro. 23-vjeçari po kalon nëpër një formë mjaftë të mirë këtë edicion, pasi ka zhvilluar 15 ndeshje me Feyenoordin duke shënuar një gol dhe duke asistuar në tre të tjerë.