Gonzalo Higuain është suspenduar për dy ndeshje, pas veprimit të tij ndaj gjyqtarit të ndeshjes, Milan – Juventus.

Gonzalo Higuain u ndëshkua fillimisht me karton të kuq, por reagimi i tij ndaj gjyqtarit, bëri që ai ta marr edhe kartonin e dytë të verdhë, duke u suspenduar nga loja që Milani e humbi nga Juventus.


Sulmuesi argjentinas dhe avokati i tij janë duke tentuar që ta apelojnë këtë vendim, në mënyrë që të bije në një ndeshje. Higuain ka shkuar së bashku me avokaatin e tij në Romë, për ta apeluar atë vendim, por që ka pak shpresa. Gjithashtu, gjyqtari i ndeshjes, Paolo Silvio Mazzoleni, do ta tregoj versionin e tij, ndërsa argjentinasi mund të mbetet i suspenduar për dy ndeshje.

Previous Next