Trajneri i Kosovës ka folur në konferencë për media në prag të ndeshjes me Azerbajxhanin.

Kosova sonte luan ndeshjen vendimtare në këtë edicion të Ligës së Kombeve, ku çdo rezultat pos humbjes, na kualifikon në gjysmëfinale të Ligës D.


Trajneri Bernard Challandes është treguar shumë i matur në deklaratat e tij para ndeshjes, ku ka vlerësuar ekipin kundërshtar, sipas së cilit është edhe favorit ndaj djemve të ri të Kosovës. “Në këtë takim neve na favorizojnë dy rezultate, por unë mendoj se të dy skuadrat kanë njësoj shanse për të fituar dhe për të marrë vendin e parë”, ka thënë Challandes. “E kam studiuar Azerbajxhanin dhe mund të them se ka një skuadër shumë të mirë, që luan e organizuar kanë më shumë përvojë se ne, e pikërisht kjo i favorizon ata në duel direkt”. Zvicerani ka thënë se nuk do ta ndryshojë stilin e lojës dhe do të kërkojë tri pikët edhe në këtë takim. “Asnjëherë nuk do ta ndryshoja filozofinë time të lojës, pavarësisht kundërshtarit, apo rrethanave”. “Do të ishte një gabim i madh, po të ndryshonim filozofinë dhe të luanim për barazim”. “Ne do mundohemi të bëjmë ndeshjen tonë, duke u treguar të kujdesshëm në mbrojtje, duke mbajtur sa më shumë topin dhe duke tentuar të shënojmë gola”, përfundoi ai.


Previous Next