Mbrojtësi belg pritet të largohet nga Barcelona.
Lëndimet nuk e kanë lënë asnjëherë Thomas Vermaelenin të tregonte vlerat e tij te Barcelona. Ish-mbrojtësi i Arsenalit, tani pëlqehet nga dy ekipe nga Premier Liga, si Southampton dhe Watford që kanë nisur kontaktet me Barcelonën për futbollistin e katalanasve.
Vermaelen pritet të largohet në janar nga Barcelona dhe duke parë interesimin e këtyre skuadrave, katalanasit nuk do të hezitojnë që ta shesin. Aktualisht, Vermaelen është i lënduar dhe nuk po mundet të jap kontribut për skuadrën në fushë.