Mesfushori gjerman i Arsenalit, Mesut Ozil, ka bërë të ditur se ish-bashkëlojtari i tij në Real Madrid, Cristiano Ronaldo, ishte zemëruar kur ai kishte vendosur të largohej nga klubi madrilen për t’u transferuar në Premier League.


“Shitja e Ozilit është një lajm shumë i keq për mua. Ai ishte lojtari që më njihte më së miri dhe i kuptonte lëvizjen e mia para portës. Jam i zemëruar që Ozili po largohet”, ishte reagimi i Ronaldos ndaj lajmit për largimit e Ozilit, sipas këtij të fundit. “Në fundjavë, unë isha shumë i sigurt se do të qëndroja në Real Madrid, por pastaj e kuptova se unë nuk kisha aspak besim në trajnerin e skuadrës, në bordin drejtues, apo në projektin që ishte planifikuar për vitet e ardhshme”. “Unë jam lloji i lojtarit që ka nevojë për ta ndierë besimin e të tjerëve dhe këtë gjë e ndieja nga Arsenali. Për këtë arsye vendosa t’i bashkohem këtij klubi”.


Previous Next