Një tifoz nga Uellsi i cili kishte ardhur në Shqipëri për të ndjekur ndeshjen miqësore të futbollit mes vendit të tij dhe Shqipërisë mësohet se ditën e martë kishte humbur portofolin bashkë me paratë, biletat për ndeshjen dhe biletat e udhëtimit.
Por, një i ri shqiptar ia kishte kthyer portofolin me gjithçka që kishte brenda të paprekur. Lajmi bëhet i ditur nga grupi i tifozëve nga Uellsi në Twitter ‘FSFWalesfanemb” që ndër të tjera shkruan se portofolin e Leyshon Thomas e ktheu një djalë i ri shqiptar dhe asgjë nuk ishte prekur brenda.