Ish-kapiteni i ekipit kombëtar të Shqipërisë, Lorik Cana, e ka uruar Kosovën për arritjen historike në futboll, promovimin në Ligën C të Ligës së Kombeve dhe sigurimin e një vendi në play-off për kualifikime në Kampionatin Evropian 2020.


Triumfi me 4:0 ndaj Azerbajxhanit në stadiumin “Fadil Vokrri” i siguron Kosovës një vend në gjysmëfinale të Ligës D në një rrugë tjetër, më të lehtë, për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian 2020, si dhe promovimin në një nivel më të lartë – në Ligën C – të garës inauguruese të UEFA-s, Ligën e Kombeve. Cana shkroi në Instagram: “Një urim shumë të madh djemve Dardanë për fitoren, lojën dhe kualifikimin fantastik për gjysmë finalen. Një urim special Gramozit dhe familjes së legjendës tonë, Fadil Vokrrit, që të gjithëve na mungon”.


Previous Next