Adrien Rabiot është kthyer në kryefjalën e ditëve të fundit.
Mesfushori i majtë, i cili ende nuk ka rinovuar me PSG-në dhe i përfundon kontrata aktuale në qershor 2019, është objektivi kryesor i Barcelonës për sezonin e ardhshëm.
Pas informacionit të katalanases “Sport” të hënën, e cila fliste për një takimi midis klubit azulgrana dhe përfaqësuesve të mesfushorit, “Mundo Deportivo” shkon më tej të martën. Kjo gazetë afër Barcelonës këmbëngul se Rabiot dëshiron të veshë fanellën blaugrana, pavarësisht ofertave të shumta që ka. Edhe pse ende nuk ka marrëveshje, ajo mund të arrijë në qershor.