Ish-mesfushori i Real Madridit, Clarence Seedorf thotë se Neymar kishte gabuar kur u largua nga Barcelona.
Braziliani në verën e vitit 2017 iu bashkua PSG-së nga “Blaugranat”. Neymar është i lidhur me rikthimin në “Camp Nou”.
“Neymar kishte gabuar kur e la Barcelonën”, tha Seedorf, i cili aktualisht është trajner i Kamerunit. “Talenti që ka Neymar është i padiskutueshëm, por ai ka nevojë për një ekip që do ta ndihmonte atë të rritet në mënyrë që të japë më të mirën e tij”. Mendoj se ishte mëkat të largohej kaq shpejt nga Barcelona. Me dy sezona më shumë, ai do të kishte qenë ndryshe, por tani ai është në PSG dhe kjo është rruga që ai ka ndjekur”, theksoi Seedorf.