Futbollisti francez nuk po respekton rregullat e ekipit.
Prej disa ditësh Ousmane Dembele është kthyer në një çështje te Barcelona.Sulmuesi francez po vazhdon të ketë shumë luhatje në paraqitjet e tij dhe sikur të mos mjaftonte kjo, së fundmi kanë filluar edhe disa probleme disiplinore si vonesat e përsëritura në stërvitje dhe në grumbullimet e ndeshjeve në Camp Nou.
Në lidhje me këtë ai është “qortuar” edhe nga Luis Suarez, një prej futbollistëve kryesorë të Barçës. “Mendoj se të qenit një futbollit është një privilegj”, deklaroi Suarez. “Mendoj se ai (Dembele) duhet të fokusohet më shumë te futbolli dhe të marrë shembull nga profesionistët e rrallë që janë të shumtë në klubin e Barcelonës”. Për Dembelen është folur se mund të largohet nga Barcelonë në afatin kalimtar të janarit.