Real Madrid shkatërroi sonte skuadrën çeke, Viktoria Plzen me rezultatin 0-5 në "Doosan Arena", ndeshje e vlefshme për UEFA Champions League.

Seria e golave për Realin filloi në minutën e 21 ku shënoi Benzema. Pas dy minutave më vonë shënon edhe Casemiro.


Benzema shënon përsëri në minutën e 37' duke realizuar një dopietë. Por mbas 3 minutash Reali thellonte më tej rezultatin me Gareth Bale duke e dërguar në 0-4. Në pjesën e dytë Reali vazhdon për të shënuar dhe këtë e bën në minutën e 67’të me anë të Toni Kross. Me këtë fitore Reali renditet në vendin e 1 me pikë të barabarta me Romën.

Previous Next