Manchester Unitedi është rikthyer nga disavantazhi për ta mposhtur Juventusin në Allianz Stadium në Torino me rezultat 2-1.

Bianconerët e kontrolluan lojën nga fillimi, mirëpo në fraksionin e parë nuk arritën ta gjenin rrjetën.


Juan Cuadrado dhe Sami Khedira i patën rastet më të mira në gjysmën e parë, e cila u mbyll pa gola. Në pjesën e dytë, një rast për mysafirët e pati Anthony Martial, porse më pas Paulo Dybala e goditi shtyllën. Rezultati u zhbllokua në minutën e 65-të kur pas një harkimi nga Leonardo Bonucci, Cristiano Ronaldo shënoi me goditje më të parën. Juve vazhdoi të luante më mirë, mirëpo i shpërdori disa raste dhe kjo gjë iu hakmor me barazimin e rezultatit. Juan Mata ishte fantastik me një goditje nga gjuajtja e lirë (86′) duke e lënë të shtangur portierin Wojciech Szczesny. Për më shumë, Djajtë e Kuq e shënuan edhe golin e fitores, kur pas një tollovie në zonë, Paul Pogba me ndihmën e lojtarëve vendas e futi topin në rrjetë (90′). Me këtë fitore, Manchester Unitedi ngritet në pozitën e shtatë pikëve dhe mbetet dy pikë prapa Juventusit që është lider në krye të Grupit H. Bianconerët luajnë kundër Valencias në xhiron e ardhshme, ndërsa Djajtë e Kuq ndaj Young Boys.


Previous Next