Lionel Messi i ka shënuar aq shumë gola të jashtëzakonshme, saqë është e vështirë ta zgjidhesh më të mirën, por pak veta e mbajnë mend golin e tij kundër Malagës në edicionin 20008/09.

Ama, Thierry Henry e mban në mend atë gol, dhe për më tepër e vlerëson atë si golin më të mirë të Messit për shkak të vështirësive teknike të përfshira në të. “Goli më i mirë i Messit që e kam parë ishte ai ndaj Malagës në shtëpi, sepse e sfidoi logjiken me atë që bëri”, tha Henry. “Drejt tij vjen një top diagonal dhe ai e kontrollon me gjoks. Ai vrapon me tërë fuqinë, e kalon lojtarin e parë teksa një tjetër i ngjitet mbrapa. Sikur ta bënte edhe një hap, lojtari i dytë do ta largonte topin”, shpjegoi Henry. Por, argjentinasi nuk e bëri edhe një hap tjetër dhe e shtyu topin përpara me këmbën e majtë . Pastaj ngeci, e goditi topin dhe shënoi.


Previous Next