Eden Hazard është ende në listën e dëshirave të presidentit të Real Madrid, Florentino Perez.
Real Madrid janë në kërkim të një lojtari të klasit botëror për të zëvendësuar të larguarin Cristiano Ronaldo, dhe Eden Hazard cilësohet si lojtari më i denjë për ta bërë këtë.
‘Don Balon’ raporton se Florentino Perez mbetet i interesuar për transferimin e yllit të Chelsea, Eden Hazard në kryeqytetin spanjoll, por jo të shpenzojë më shumë se 100 milionë euro për shërbimet e tij. Real Madrid shpreson që këtë marrëveshje ta përfundojë me 100 milionë euro, duke ditur edhe dëshirën e lojtarit që një ditë të veshë fanellën e skuadrës ‘Los Blanco’. Hazard ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2020, dhe ende nuk ka bisedime konkrete për vazhdimin e saj.