Holanda ka arritur të kaloj në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve.
Holanda ka barazuar 2 me 2 ndaj Gjermanisë, duke arritur që të kaloj në ‘Final Four’. ‘Pancirët’ kaluan fillimisht në epërsi me golin e Timo Werner në minutën e 9’, ndërsa Leroy Sane (20’) e dyfishoi epërsinë. Pjesa e dytë filloi më keq për Gjermaninë, pasi Holanda arriti ta ngushtoi epërsinë në minutën e 85’ me anë të Promes. Por, tulipanët nuk u ndalën me kaq, pasi Virgil van Dijk, arriti t’i barazoi shifrat në minutën e 90’+1. Gjermania në sezonin e ri të Ligës së Kombeve, do të luajë në Ligën B. Pas kësaj ndeshjes, Franca është lidere e Ligës A, Grupi 1 me shtatët pikë,Holanda me gjashtë dhe Gjermania me katër.