Ekzistion një derbi sekret i luajtur nën “Madonnina”. I fituar nga Interi, ashtu si ndodhi edhe dy javë më parë në “San Siro”.
Por, këtë herë, flasim për merita jo sportive.
Nuk ishte goli i Icardit ai që dekretoi suksesin zikaltër (rrjetë e ardhur në minutën e 92-të të ndeshjes). Merita – ose jo merita, varet nga simpatia për ekipin – ishte e gjitha e arbitrit. Që, në këtë rast, përfaqësohet nga UEFA. Përpara bilanceve të dy kluvebe milaneze, organi që udhëheq futbollin europian u soll në mënyrë të njëanshme. Toleroi zikaltërit dhe kryqëzoi kushërinjtë kuqezi. Këtë të paktën thonë numrat, ato që përmbahen në dokumentet e Football Leaks, të cilat janë në dorën e revistës së përjavshme gjermane, Der Spiegel dhe të analizuara nga L’Espresso, bashkë me partnerë të tjerë që formojnë konsorciumin e gazetarisë investigative EIC. Letra që japin mundësinë e një arsyetimi në detaj dhe parametrave mbi të cilat janë bazuar gjykatësit e vendosur për të monitoruar fair play financiar të dy klubeve milaneze. E nisim nga fundi. Të apasionuarit e futbollit do të kujtojnë verën e nxehtë të Milanit, ajo që sapo ka kaluar. Klubi shtatë herë kampion i Europës u përjashtua nga kompeticionet europiane me vendim të UEFA-s. U desh apelimi në CAS të Lozanës për t’i rikthyer. Përtej shpëtimi “in extremis”, ajo që ka rëndësi është motivi për të cilin kuqezinjtë janë ndëshkuar rëndë nga organi i kontrollit financiar të UEFA-s, Cfcb (Club Financial Control Body). Motivimi kryesor është sjellë muajt e shkuar nga shumë media: mosrespektim i rregullit të barazimit të bilancit.
UEFA, në fakt, kundërshtonte klubin italian pasi kishte akumuluar shumë humbje në bilanc në tre vitet paraardhëse. Football Leaks, UEFA ndeshkoi Milan dhe fali Inter. Qe megjithate kishte llogari me te keqija Dokumentet që “L’Espresso” zotëron konfirmojnë që humbjet e Milanit ishin përtej kufinjve por japin një të dhënë deri tani të panjohur: humbjet e Interit ishin më të mëdha se ato të kushërinjve. Megjithatë, klubit zikaltër nuk i është rezervuar i njëjti trajtim që kanë marrë Donnarumma me shokë. Rregullat e FFP janë thuajse të ndërlikuara, por mund të përmblidhen disa pika të thjeshta. Principi kryesor, i vendosur nga viti 2013, është barazimi i bilancit. Në fjalë të tjera, çdo klub që merr pjesë në kompeticionet europiane duhet të prezantojë llogaritë pa humbje. UEFA lejon, megjithatë, një shkelje të vogël. Në termin teknik quhet “deviacion i pranueshëm”. Familja Zhang, “Suning Holindg Group”, bleu 68,55% te aksioneve te Interit 2 vite me pare Duke thjeshtëzuar, deri në mes të vitit 2015 çdo skuadër mund të akumulonte maksimumi një deficit prej 45 mln eurosh në dy vjet. Nga ai moment, më pas, kufiri është ulur në 30 mln euro në tre vite. Për të vlerësuar paanshmërinë e UEFA-s duke gjykuar bilancet e Milan dhe Inter llogaritet sidomos një tjetër aspekt normativ.
Çfarë të bësh kur një klub ka akmuluar humbje më të mëdha se ato të fiksuara nga rregullorja? Opsionet janë dy. Më ndëshkuesja parashikon thirrjen në kauzë të Dhomës Gjykuese, gjykata e brendshme e UEFA-s, që në hipotezën më të keqe mund të shkojë deri në ndalimin e pjesëmarrjes në kupat e Europës. Inter dhe Milan, “San Siro” dhe derbi i Madoninna Pikërisht ajo që ndodhi verën e shkuar me Milan, që më pas shpëtoi duke u apeluar te Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë (TAS). Opsioni më i butë quhet “settlement agreement”: një akord mes palëve, mes klubit dhe UEFA-s, për të risjellë paratë që kanë përftuar nga pjesëmarrja në këto kompeticione. Kjo rrugë u zgjodh për Inter. Tani të kalojmë të numrat. Paranteza është që nuk mjafton të lexosh bilancet e bëra publike nga dy klubet milaneze. UEFA merr në konsideratë, në fakt, vetëm përfitimet dhe kostot që i quan “të përshtatshëm”. Kjo do të thotë, në fakt, se qëllimi i fair play financiar nuk përfshihen si shpenzime, për shembull, investimet për stadiumin, kostot e zhvillimit të sektorit të të rinjve dhe disa dalje të tjera të kapitalit të lidhura me aktivitetin e një skuadre. Yonghong Li bleu 99% te aksioneve kuqezi nje vit me pare Dokumentet e Football Leaks japin mundësi që të njohim shifrat e sakta që janë marrë në konsideratë nga UEFA për të vlerësuar respektimin e FFP.
Dhe, ja rezultatet. Në 30 muaj, nga qershori 2014 në dhjetor 2017, Milani ka akumuluar humbje prej 145,9 mln eurosh. Duke hequr nga kjo shifër humbjet e konsideruara të pranueshme nga UEFA për ato vite, alarmi i kuq zbret në 120,9 mln euro. Dhe ky numër duhet fiksuar. Tani të shohim situatën e Inter. Klubi zikaltër përfundoi përfundoi nën lenten zmadhuese të UEFA-s për tre sezonet sportive që shkojnë nga viti 2012 deri në 2014. Deficiti i akumuluar gjatë kësaj kohe ka qenë 120 mln euro. Në neton e humbjeve të konsideruara të pranueshme në ato vite, humbja ka qenë 165 mln euro. Pra: 120,9 milionë për Milan, 165 milionë për Inter.