Sulmuesi suedez kujton transferimin e tij te skuadra franceze në vitin 2012.

Zlatan Ibrahimovic ka promovuar librin autobiografik në Suedi. “Unë jam futbolli” është titulli i veprës që tregon rrugëtimin e sulmuesit që e nisi gjithçka nga lagjet e varfra të mbushur me emigrantë në qytetin e Malmos.


Një detaj interesant në librin e fundit të suedezit janë dhe prapaskenat e transferimit së tij te PSG-ja në vitin 2012, ku ai shpjegon se dëshironte të qëndronte me doemos tek Milani, por ata kishin vendosur ta shisnin. “Galliani më premtoi se Milani do t’i refuzonte të gjitha ofertat që do të vinin”, shkruan Ibra. “Por, një ditë më merr agjenti im Mino Raiola në telefon dhe më thotë se Milani ka pranuar një ofertë nga PSG-ja për kartonin tim. Ndihesha mirë në Milano dhe PSG-ja ishte një klub në ndërtim dhe asokohe nuk ma mbushte shumë syrin”. “I dhashë një listë me kërkesa të çmendura për të më lënë të qetë dhe isha i bindur se ata do të refuzonin, por për çudinë time Raiola më merr sërish dhe më thotë: Ata t’i plotësuan të gjitha, bëhu gati të nisesh”. “Unë jam njeri i fjalës dhe kur premtoj diçka e bëj atë, prandaj edhe pranova të shkoja te PSG”, rrëfen ai.

Previous Next