Julian Weigl po kërkon largimin nga Dortmund. Julian Weigl nuk po luan standard te Dortmundi, andaj e kërkon largimin.
23 vjeçari është bërë cak i Arsenalit, pasi Unai Emery e pëlqen lojën e tij.
Weigl me gjasë do të pranoj negociatat me skuadrën londineze, pasi kërkon që të luaj më shumë. Mesfushori gjerman kërkon që të rikthehet sërish në formë më të lartë, pasi nuk dëshiron që ta humbet Kampionatin Evropian në vitin 2020.