Ylli portugez këtë verë i është bashkuar kampionëve të Italisë.
Cristiano Ronaldo është një prej lojtarëve më të paguar në botë. Revista italiane ‘Chi’ ka analizuar disa nga lukset e sulmuesit të Juventusit, ku gjithçka lidhet me pagën e tij të çmendur.
Ronaldo përfiton 31 milionë euro në sezon e thënë ndryshe, 85 mijë euro në ditë ose 3500 euro në orë. Këto shifra ja bëjnë më të lehtë Ronaldos plotësimin e dëshirave për makinat. Blerja e tij e fundit është një Bugatti Chiron me vlerë tre milionë euro ky është një automjet i rrallë duke qenë se ekzistojnë vetëm 500 të tillë në mbarë botën.