Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic, duket se ka bërë një pakt me trajnerin e skuadrës, Ernesto Valverde, të luajë në çdo takim, pasi refuzoi 90 milionë euro nga Parisi në merkaton e verës. Rakitiç duket se nuk ka shkuar në Paris falë këmbënguljes së trajnerit spanjoll.


Kjo duket se ka qenë edhe një “klauzolë” për kontratën e tij të re. Rakitiç është 30 vjeç dhe ka luajtur 15 nga 16 ndeshje në këtë sezon me skuadrën katalanase.

Ky pakt duket se ka dalë në dritë, pasi Rakitiç u dëmtua në muajin tetor, teksa ishte grumbulluar me kombëtaren e Kroacisë. Mesfushori ka luajtur 231 ndeshje në katër sezone e gjysmë që kur erdhi nga skuadra e Sevillas


Previous Next