Përfaqësuesja e Kosovës fitoi ndaj Azerbajxhanit me rezultatin 4-0 në stadiumin "Fadil Vokrri" n kuadër të Ligës së Kombeve.
Kjo është një arritje historike pasi lojtarët Bernard Challandes do të luajnë në gjysmëfinalet e Ligës D, ku kundërshtari i tyre i radhës do të jetë Maqedonia.
Pas kësaj fitore festa ishte e madhe në gjithë vendin, por edhe në zhveshtoren dhe autobusin e përfaqësueses. Lojtarët postuan disa pjesë nga atmosfera në rrjetet sociale, në mënyrë që tifozët të shikojnë se sa grup i bashkuar janë dhe sa krenarë që prezantojnë vendin e tyre. Një nga videot e shpërndara ishte ajo ku lojtarët e Kosovës të prirë nga Benjamin Kololli teksa këndonin këngën e njohur franceze të botërorit “Ramenez la coupe à la maison”, të kënduar nga Vegedream. Në shqip titulli i kësaj këngë do të thotë “Silleni kupën në shtëpi”. Pjesa nga atmosfera në autobusin e Kosovës kanë tërhequr edhe vëmendjen e mbrojtësit të Manchester Cityt, Benjamin Mendy, i cili e postoi videon në fjalë në llogarinë e tij në Twitter. Francezi shpesh herë bëhet lajm në mediat botërore për shkak të aktivitet të tij në rrjetet sociale, zakonisht për shakatë e tij me bashkëlojtarët.
Quand l'équipe du Kosovo s'ambiance sur "Ramenez la Coupe à la maison" de Vegedream 🤣🎶 pic.twitter.com/x7OQh2LZLP
— BeFoot (@_BeFoot) November 21, 2018