Mbrëmë u zhvillua ndeshja ndërmjet Crvena Zvezda dhe Lirvepoolit në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Në një rezultat që befasoi të gjithë, Zvezda mposhti skuadrën angleze me rezultat 2-0.
Shumëkush ka filluar ta llogarisë si faktor faktin se Xherdan Shaqiri u la në shtëpi nga Klopp, për të mos rrezikuar tensione. E duket se ky vendim i ka kushtuar në fund, pasi që Shaqiri do të luante me një motiv shtesë ndaj skuadrës serbe. Në të kaluarën, në të tilla raste e me motivim të tillë, ka qenë vendimtar. Mirëpo, nuk është vetëm Shaqiri ai që ka munguar mbrëmë. Është edhe ylli i të kuqve, Salah, ai që, përkundër se ishte pjesë e formacionit startues gjithë ndeshjen, me të vërtetë "mungoi" në fushë. Performanca e tij e dobët ka bërë që edhe faqja e famshme e humorit në futboll, "Troll Football" ta bëjë një postim mjaft qesharak gjatë lojës. "Mendova se Klopp e la vetëm Shaqirin në shtëpi për këtë lojë? Nuk e kam ditur se e ka lënë edhe Salahin në shtëpi", shkruan kjo faqe.