Real Madridi është e qartë, po e vuan shumë mungesën e Cristiano Ronaldos.

Kjo duket në ecurinë rezultative të “Los Blancos”, që është jopozitive dhe “hëngri kokën” e trajnerit Julen Lopetegui. Në pritje të një trajneri të ri të përhershëm, presidenti Florentino Perez ia ka besuar skuadrën Santiago Solarit.


Ndërkohë që flitej për Antonio Conten, kapiteni Sergio Ramos bëri një deklaratë, e cila i frenoi gjërat me italianin, duke treguar se qendërmbrojtësi ka shumë ndikim në vendimmarrje të tilla te kryeqytetasit spanjollë. Ditët e fundit, madje, është aluduar në disa media iberike se kapiteni është njëlloj problemi te kampionët europianë në fuqi. Ai dhe shokët e skuadrës janë ndier të bezdisur, kur janë pyetur nëse po e ndiejnë mungesën e Cristiano Ronaldos. Çka tregon se mes Ramos dhe Ronaldos, nën rrogoz ka pasur një “luftë gjelash”. Tifozët, nga ana e tyre, kanë kritikuar presidentin Perez, që e shiti Cristiano Ronaldon te Juventusi, pasi në “Santiago Bernabeu” mungojnë golat e tij të shumtë. Ndër ta, në këtë drejtim janë edhe tifozët shqiptarë të Real Madridit, që nuk e shohin dot CR7 si pjesë e juventinëve. Duke qenë se zëri i tyre nuk mund të dëgjohet dot deri te Florentino Perez, këta tifozë shqiptarë kanë vendosur të bëjnë ironi me kapitenin Sergio Ramos, që gjasme thellë brenda vetes e ndien mungesën e yllit portugez, edhe pse nuk e thotë publikisht. Një këngë e Sabri Fejzullahut është sinkronizuar me audio dhe video, përmes montazhit, dhe është vënë në gojën e Sergio Ramos.


“Ramos, këngë kushtuar Cristiano Ronaldos”, – shkruan “West Ham United – Shqip”, në përshtatjen shumë të bukur të tekstit të këngës me figurën e Ramos, por edhe mesazhin lakonik që do të përcjellë. Kujtojmë se Ramos ka provuar me sukses disa herë, vetëm dhe në bashkëpunime, të bëjë këngëtarin, një hob i tij i fëmijërisë.

Previous Next