Lëndimet e shumta kanë detyruar drejtuesit e Milanit të kërkojnë transferime të reja.
Milani po e pret me padurim afatin kalimtar të janarit. Kuqezinjtë kanë telashe me lëndimet, kështu që Leonardo dhe Paolo Maldini po punojnë për të gjetur emrat e duhur.
Ekipi ka nevojë për përforcime, ndërsa Zlatan Ibrahimoviq mbetet objektivi kryesor. Rossonerët kanë shumë probleme në mbrojtje, ndërsa Alessio Romangnoli është i fundit që i është shtuar listës të të lënduarve.
Milani ka hedhur sytë nga Anglia, konkretisht tek ekipi i Chelseat, ku kërkon dy mbrojtësit, Gary Cahill dhe Andreas Christensen. Përveç tyre, Milani kërkon edhe lojtarë nga Brazili. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Sao Paolos, Rodrigo Caio. Në mesfushë pëlqehet Stefano Sensi. Vështirë që Sassuolo të heqë dorë nga 23-vjeçari në janar, por Milani po insiston. Një tjetër emër që përflitet për mesfushën e Gattussos është dhe Leandro Paredes i Zenitit.