Në miqësoren e dytë ndaj Meksikës, Argjentina fitoi falë golave të Mauri Icardi-t dhe Paulo Dybala.

Por përpara se të fillonte ndeshja, diçka e çuditshme ka ndodhur. Kur skuadra dhe stafi i Argjentinës mbërritën në stadiumin Malvinas Aegentinas për të luajtur miqësoren ndaj Meksikës, të gjithë kuptuan që një prej lojtarëve mungonte.


Ai ishte Gaston Gimenez. Lojtari, i cili vuante nga dhimbjet e stomakut gjatë ditës, është harruar nga stoli dhe shokët e ekipit. Vetëm kur mbërritën në stadium e vunë re mungesën e mesfushorit të Velez. Gimenez arriti të shkonte vetëm në stadium dhe qëndroi në stol deri në fund të takimit

Previous Next