Diego Costa është duke kaluar nëpër një formë katastrofale.
Diego Costa nuk po arrin të këndellet në këtë sezon te Atletico Madrid, pasi forma e tij e dobët po vazhdon.
Sulmuesi braziliano-spanjoll nuk ka shënuar gol që 18 ndeshje te ‘Colchoneros’. Diego Simeone ka besim të madh në Costan, por nëse vazhdon kjo formë, atëherë ai mund të largohet nga skuadra. Sulmuesi kishte kërkuar rritje të pagës, por që thatësira e golave, nuk e ka bindur klubin spanjoll që të ulen dhe të bisedojnë për kontratën e re.