Marcus Rashford është xhevahir i Akademisë së futbollit të Manchester United.
Edhe pse vetëm 21 vjeç, ai është një yll në ngjitje, por Old Trafford po e menaxhon me kujdes përparimin e tij.
Ata duan që të bëhet një lojtar kryesor pak e nga pak, por futbollisti, i cili është pjesë e ekipit të parë prej tre vjetësh, duket se po e humbet durimin. Cilësia e tij kur përballet me rivalët, shpejtësia, goditja e topit si dhe shkathtësiapër të zënë pozicione të ndryshme në fushë bëjnë diferencën te ai lojtar. Këto karakteristika tërheqin interesin e çdo ekipi të madhe që ofrojnë rreth 56 milion euro për shërbimin e tij. Siç raporton Mirror, kjo është arsyeja përse përfaqësuesi i anglezit ka “kërcënuar” të shkojë te Real Madrid nëse situata nuk do të ndryshojë së shpejti. Sulmuesi anglez është i qartë se dëshiron të mbetet në ekipin që i ka dhënë gjithçka, por ka një gjë shumë të qartë: duhet të jetë një titullar i padiskutueshëm. Dhe Gareth Southgate tashmë ka paralajmëruar lojtarin se nëse nuk ka ndryshime, ka mundësi serioze për ta lënë jashtë formacionit të kombëtares, e cila do të luajë finalen e katërt të Ligës së Kombeve në qershor. United e di se agjenti i tyre ka pasur biseda me Real Madridin dhe ka në plan të rinovojë kontratën Rashford, e cila përfundon brenda një viti e gjysmë. Drejttuesit e “Djajve të Kuq” planifikojnë një rritje rroge dhe 8.75 milionë euro plus shpërblime për arritjen e objektivave të caktuara.
United nuk dëshiron që ta lërë të shkojë 21-vjeçarin dhe Rashford dëshiron të qëndrojë gjithashtu, gjithmonë me kushtin që të luajë më shumë. Dhe tani për tani ekziston vetëm një person i cili mund të vendosë për minutat e tij të lojës: José Mourinho. Trajneri portugez e do atë, por e përdor më tepër si zëvendësues. Ndarja e minutave me Lukaku, Alexis, Martial dhe Lingard nuk është e lehtë. Real Madridi i Solarit mund të shfrytëzojë këtë mundësi e të marrë një lojtar që përshtatet në fushë. Dhe Rashford ende ka shumë të ardhme përpara tij.