Marcus Rashford është i hapur për tu larguar nga Manchester Unitedi në favor të një transferimi te Real Madridi.
21-vjeçari anglez është duke konsideruar të ardhmen e tij pasi ka humbur vendin e titullarit te skuadra nga Old Trafford.
Sipas mediumit anglez The Sun, ylli i Djajve ë Kuq është i gatshëm të fillojë bisedimet për një transferim te Real Madridi.
Mbretërit thuhet se tashmë kanë bërë kontaktet e para me përfaqësuesit e Rashfordit. Drejtuesit e klubit të madh spanjoll shpresojnë ta zbresin në Santiago Bernabeu njërin nga talentet më premtues anglez. Edhe sulmuesi 21-vjeçar është i hapur për një transferim te Real Madridi pasi aty sheh më shumë minuta të lojës sesa te Unitedi. Rashford është i indinjuar me situatën e tij pasi ka filluar si titullar vetëm pesë nga 12 ndeshjet e Ligës Premier këtë sezon. Përveç anglezit, klubi mbretëror ka edhe opsione tjera në sulm si Borja Iglesias i Espanyolit dhe Maxi Gomez i Celta Vigos.