Arsenali nuk tërhiqet nga ideja për të arritur te turku i Romës, Cengiz Under.
Sulmuesi anësor i ka të gjitha karakteristikat që pëlqehen shumë nga topçinjtë, është i ri, ka teknikë të madhe, eksperiencë dhe angazhim, pra të gjitha cilësitë që i duhen një lojtari për të qënë pjesë e formacionit të Unai Emery.
Pavarësisht interesimit të klubit anglez, drejtuesit e vedhevekuqëve nuk kanë ndërmend të privohen nga 21-vjeçari dhe për këtë drejtori sportiv, Monchi do të takohet me agjentët e lojtarit për rinovimin e kontratës, ku klauzola e largimit pritet të fiksohet rreth shumës se 40 milionë euro.