Shtohet presingu i ekipeve të tjera mbi Milan Skriniar të Interit.

Pas problemeve me rinovimin e kontratës së lojtarit, drejtuesit zikaltër duhet të tregohen të kujdesshëm nga sulmet e skuadrave që interesohen për futbollistin, që është nominuar nga UEFA mes 5 mbrojtëve më të mirë të Champions League.


Kështu merr hov hipoteza e një largimi në fund të sezonit, me Interin që e ka fiksuar çmimin e sllovakut rreth 70-80 milionë euro, për të cilin sezonin e kaluar zikaltërit refuzuan ofertat prej 60 milionë euro nga Manchester City e Barcelona, që me rihapjen e merkatos do të hidhen sërish në sulm për 23-vjeçarin. Gjithashtu në garë për Skriniar është edhe Chelsea që e shikon mbrojtësin si përforcimin e duhur, pasi nga ekipi priten të largohen Cahill e Christensen.

Previous Next