Mbrojtësi italian po luan pak këtë stinor te skuadra e Juventusit.

Në verë Danile Rugani u kërkua me insistim nga ana e Chelseat, megjithatë Masimiliano Allegri nuk lejoj largimin e tij. Mirëpo trajneri i Juventusit e ka aktivizuar atë vetëm në tri ndeshje, saktësisht në 181 minuta në total, çka ka sjellë pakënaqësi te lojtari.


Babai i Ruganit, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku ka shpërndarë një foto të të birit i grumbulluar me Kombëtaren e Italisë. “Nuk ka nevojë që të them asgjë. Kjo fytyrë i tregon të gjitha, por kjo histori do të përpunojë së shpejti dhe ne do të marri atë që na takon. Forca DR24. Mbrojtësi më i mirë në Itali”, shkruan babai i Ruganit.

Previous Next