Prej disa muajsh nuk e kemi dëgjuar të komentojë më ndeshje në Televizionin Publik Shqiptar.
Kostandin Grillo është larguar nga puna nga kryeredaktori Pano Xhixho, të cilin e cilëson thjesht si një “notar” të mirë.
Në një intervistë të dhënë për ‘Alpetnews’, ai ka një mesazh të drejtpërdrejtë për Xhixhon. Në fund Grillo është i bindur që do të rikthehet në vendin e tij të punës, teksa nuk kursen aspak lëvdatat për veten e tij duke thënë: “Para 2-3 viteve në Sportit në cilësinë e kryeredaktorit erdhi një njeri i cili mesa di unë ka qenë një notar i mirë, apo ndoshta edhe i zakonshëm, ç’rëndësi ka. Erdhi dhe më zëvendësoi mua që përpara se ta bënte këtë ka qenë një person që drejtonte një gazetë bastesh. U rikthye në ekran, i cili mjafton ta dëgjosh dhe do të shohësh një dialekt të theksuar që më së paku nuk duhej përdorur në komentim. E megjithatë Kostandin Grillon nuk e zëvëndëson kush, dhe nuk mund ta baltos askush, drejtësia do të vihet në vendin ku e meriton dhe unë si mbreti i komentimit siç më thërrasin të gjithë shqiptarët anembanë trojeve tona, do të shkoj në fronin ku më takon. Aty në televizionin më të mirë dhe më të vjetër në Shqipëri”, ka thënë ndër të tjera ai. Kujtojmë që kryeredaktor në departamentin e sportit është Pano Xhixho.