Tashmë është bërë e ditur se Kosova do të përballet me Maqedoninë në Ligën e Kombeve. Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet me Maqedoninë në fazën e play-offit të Ligës së Kombeve. Përfaqësuesja jonë, së bashku me Maqedoninë, Gjeorgjinë dhe Bjellorusinë, janë fituese të grupeve në Ligën D, raporton “lajmi.net”.
Kosova fitoi Grupin 3 me 14 pikë, ndërsa Maqedonia fitoi në atë të 4, për tu përballur kështu mes vete.
Ndeshja do të zhvillohet në muajin mars të vitit 2020, andaj që të dyja përfaqësueset do të kenë kohë të mjaftueshme që të përgatiten. 2 dhjetor 2018 – Shorti i grupeve për kualifikime në Evropian 21 mars 2019 – Fillojnë ndeshjet kualifikuese për Evropian 22 nëntor 2019 – Shorti i playoffs për kualifikime në Evropian 1 dhjetor 2019 – Shorti për fazën grupore në Evropian 26 mars 2020 – Fillojnë ndeshjet e fazës së play-offit për kualifikim në Evropian.