Sulmuesi nga Kosova, Albian Ajeti, është prej më të mirëve në petkun e Baselit, njëherësh është edhe reprezentues i Zvicrës.

Ajeti ka folur për “Blick”, i cili mes të tjera ka deklaruar: “Vendosa të luaj për Zvicrën dhe jo për Shqipërinë”. Ai flet edhe për vëllezërit e tij, Adonisin që luan për Chiasson, pastaj Arlindin në Grasshoppers. “Vëllai im më i madh Arlind u kthye nga Italia dhe tani luan për Grasshoppersin. Kemi kontakte të përditshme. Vëllezërit e mi janë shumë të rëndësishëm për mua”, tha mes të tjera Ajeti. Edicionin e kaluar Ajeti ka qenë shënuesi më i mirë në Zvicër. “Jam krenar që kam shënuar më shumë gola sezonin e kaluar. Personalisht, ky është një titull shumë i mirë”, tha mes të tjera Ajeti.

Previous Next