Ish-trajneri i Shqipërisë mund të kthehet të marrë drejtimin e një skuadre.

Bologna u mund 0-2 nga Lazio në duelin e vëllezërve Inzaghi, ku Simone dhe Filippo u vunë përballë njëri tjetrit.E ardhmja e Pippos është në dyshim pas rezultateve negative dhe luftës për mbijetesë që e shikon Bolognën në vendin e tretë nga fundi.


Gjasat janë që ai të shkarkohet dhe sipas Calciomerkato emri i zëvendësuesit të mundshëm është Gianni De Biasi. Ish-trajneri i kombëtares shqiptare shihet si kandidati potencial për të zëvendësuar Inzaghin në krye të Bolognas, në rast se ky i fundit shkarkohet.

Previous Next