Ecuri fantastike e skuadrës së Liverpool këtë stinor në Premier Ligë.

Liverpooli ka fituar bindshëm ndaj Newcastle United me rezultat 4-0, për t’u shkëputur edhe më shumë në krye të tabelës. Kjo ishte një ditë e veçantë për trajnerin Jurgen Klopp i cili regjistroi fitoren numër 100 prej se është trajner i Liverpoolit, duke e arritur këtë shifër më shpejt se dy trajnerët legjendar Bob Paisley and Bill Shankly.


Gjermanit iu deshën 181 ndeshje për të arritur tek 100 fitore me Liverpoolin kurse Paisley e kishte arritur këtë shifër pas 183 ndeshjeve, derisa Shankly 186. Më së shpejti 100 fitore si trajner i Liverpoolit i ka arritur një tjetër legjendë e klubit, si Kenny Dalglish, me 159 ndeshje në stolin e The Reds.

Previous Next