Të ndërpritet kampionati është ky lajmi i bujshëm që po qarkullon në Itali pas ngjarjeve të shëmtuara që ndodhën në takimin Inter-Napoli.

Jashtë stadiumit u përplasën dy tifozeritë ku një fans i zikaltërve humbi jetën ndërsa disa tifozë të tjerë mbetën të plagosur. Megjithatë gjithçka kulmoi brenda impiantit të San Siros aty ku tifozët ultras të Interit ofenduan me kore raciiste mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly. Për ngjarjet që ndodhën në Inter-Napoli ka ndërhyrë edhe presidenti i federatës italiane të futbollit Gabriele Gravina. I pyetur nga mediat për një ndërpërjeje të mundshme të Serie A, Gravina theksoi: “ Të pezullojmë kampionatin? Nuk e di, lajmi është akoma shumë i freskët. Tashmë duhet të reflektojmë dhe të kordinohemi siç duhet. Këtu ka një problem me rendin publik dhe si i tillë do të vlerësohet edhe fakti nëse duhet të luajmë apo jo”. Më pas numri 1 i futbollit italian, u ndal te koret racisste ndaj Koulibaly. “ 3 thirrje dhe asnjë ndalesë nga ana e tifozëve të Interit? Po verifikojmë gjithçka, mendoj që tifozëve u është bërë vetëm një thirrje. Sot për këtë çështje do të ndërhyjë prokuroria dhe ajo do të thotë fjalën e saj. Ajo që ndodhi ishte diçka shumë e shëmtuar, në fushë kam parë njerëz shumë nervozë, arbitri do të shkruajë atë që ka parë dhe nëse ka gabuar edhe ai, gjithashtu do të gjykkohet”, deklaroi Gravina.

Previous Next