Trajneri italian asnjëherë nuk ka arritur që të jetë më i mirë se kundërshtari i tij në Manchester City dhe sot ka thënë se nuk ka ide se çfarë strategjie do të përdorë kundër tij në ndeshjen e së shtunës.
Pep Guardiola kurrë nuk ka humbur kundër Maurizio Sarri nga tri takimet e fundit dhe trajneri i Chelsea ka pranuar që ai është i pasigurt se do ta mposht Manchester City-in.
Pas 12 ndeshjeve pa humbje në fillim të sezonit-Sarri shënoi rekord si debutues në Premier Ligë-Chesea ka filluar të vuaj, ka humbur dy ndeshje dhe vendin e tretë dhe tashmë është 8 pikë larg liderëve City dhe Liverpool. Fitorja të shtunën do ti kthente Chelsean në luftë për titull, por Sarri nuk di si të bëj taktika që ta mpsht skuadrën e Guardiolës. “Nuk e di!”, ka qenë përgjigja e tij në konferencë për shtyp kur është pyetur për atë se si do ta mposhtë City-in. “Kundër Guardiolas kam humbur të gjitha ndeshjet, kështu që nuk e di. Duhet të pyesni dikë tjetër”. City hynë në këtë ndeshje i pamposhtur në Premier Ligë këtë sezon, pasi që ka fituar shtatë ndeshjet e fundit dshe Sarri beson që Guardiola ka skuadrën më të mirë në Europë. “Ndeshja është shumë e rëndësishme për ne”, shtoi ai. “Ne e dimë që është një ndeshje e vështirë, ndoshta, kundër skuadrës më të mirë në Europë. Kështu që e dimë që është një ndeshje e vështirë”. “Është bërë pothuajse e pamundur që ti mposhtni atë por gjithçka mund të ndodh”. “Mendoj që ne po përmirësohemi, por edhe ata po përmirësohen, kështu që është e vështirë që ti përmirësojmë të gjitha hapësirat”. “Ne e filluam sezonin mirë tani kemi disa vështirësi, është normale të kesh kur luan në këtë mënyrë”.