Edhe këtë viti mediat sportive kanë përcaktuar pas votimit on line ekipet që nuk i dhanë ndonjë gjë të madhe kampionateve respektive.

Me pesë pikë në tabelë, Chievo Verona është ekipi më i keq i pesë kampionateve kryesore evropiane. ‘France Football’ paraqet top 5 formacionet më të dobëta të sezonit.


Chievo Verona (5 pikë): Me asnjë fitore në shtatëmbëdhjetë ndeshje, Chievo Verona është e vetmja skuadër në Top 5 kampionatet Europiane që ende nuk ka fituar. Por me tetë barazime dhe nëntë humbje, klubi veronez është ekipi më i keq i pesë kampionateve kryesore. Huesca (8 pikë): Me vetëm një fitore, pesë barazime dhe njëmbëdhjetë humbje, Huesca mori vetëm tetë pikë dhe është i dyti në renditjen më të keqe të sezonit në Top 5. Frosinone (9 pikë): Frosinone ka vetëm nëntë pikë: një fitore, gjashtë barazime dhe dhjetë humbje. Gjithashtu ka sulmin më të keq (12 gola) dhe mbrojtjes më të keqe (36 gola) të Serie A. Fulham (10 pikë): Kanë shpenzuar 109 milionë euro për të blerë lojtarë të tillë si Jean Michaël Seri (30 milion €), Frank Zambo Anguissa (30 milion €) ose kampioni i botës 2014 André Schürrle (hua prej 400 000 €). Megjithatë, u gjendën të fundit në Premier League me vetëm dhjetë pikë, aq sa edhe Huddersfield. Huddersfield (10 pikë): Me vetëm 11 gola të shënuara në tetëmbëdhjetë ndeshje, Huddersfield, 19-ta në Premier Ligë, ka sulmin më të keq të kampionatit. Vështirë, prandaj, të fitosh ndeshje pa shënuar gol …

Previous Next