Gazeta spanjolle AS raporton se Atletico Madridi ka informuar Bayern Munich se nuk do ta shesë 22-vjeçarin Lucas Hernandez në merkaton e janarit.

Është raportuar se bavarezët janë të gatshëm ta paguajnë klauzolën prej 80 milionë eurosh për të siguruar shërbimet e futbollistit francez.


Kampionët në fuqi të Bundesligës dëshirojnë që të marrin kreun dhe të mundin konkurrentët e Borussia Dortmundit në garën për titull. Për ta bërë këtë, skuadra e Niko Kovac duhet të përforcohet dhe Lucas është një prej objektivave mirëpo Atletico nuk do të lejojë largimin e lojtarit të paktën deri në fund të sezonit.

Previous Next